Nesër do të mbahet seanca dëgjimore ndaj kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe aktivistit të këtij subjekti politik, Adem Megjuani të dyshuar për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Po, kemi pranuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit nga prokuroria, nesër do të mbahet seanca”, shprehet ajo.
Molliqaj dhe Megjuani gjenden nën masën e ndalimit, pasi të njëjtit u arrestuan gjatë ditës së djeshme.
