Të fundit

Besnik Bislimi deklarohet për arrestimin e Dardan Molliqajt

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka komentuar arrestimin e kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt, që ndodhi mbrëmë në oborrin e një televizioni, ku ky i fundit ishte i ftuar në një emision televiziv

Bislimi ka thënë se nuk ka as kohë e as interesim të merret me tipin e Dardan Molliqajt.

Megjithatë, sipas tij, Molliqaj nuk është arrestuar sepse ishte anëtar i VV-së, apo për pozitën që ka sot, por për shkak të detyrimeve të Policisë së Kosovës.

“Ka zero involvim politik. Z.Molliqaj as nuk është arrestuar se është ish-koleg i ynë apo koleg i ynë, është arrestuar për veprimin që ka bërë dhe për shkak se ftesës së policisë për intervistim nuk i është përgjigjur. Ky është versioni që unë e di. Kam zero kohë dhe zero interesim që të merrem me dikë si Dardan Molliqaj. Unë jam aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, si aktivist i LVV-së unë kam simpati për zërin aktiv të qytetarëve, kur kundërshtojnë procese. Në qoftë se unë gaboj diçka në negociata, do të isha i lumtur nëse qytetarët mundohen të më ndalin me protesta”, ka thënë Bislimi në KTV.

Molliqaj u arrestua dje nga forca të shumta speciale të Policisë pasi i njëjti në protestën e së shtunës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike akuzohet se kishte sulmuar një polic.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci