Të fundit

Erdogan nesër shkon në Ukrainë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan do të vizitojë Ukrainën të enjten me ftesë të homologut të tij Volodymyr Zelensky për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë ndërmjet dy vendeve.

Erdoğan dhe Zelensky do të shqyrtojnë marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat janë në nivelin e partneritetit strategjik, tha në një deklaratë Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë.

Në takimin që do të zhvillohet në kryeqytetin Kiev, të dy liderët së bashku me delegacionet e tyre shoqëruese do të diskutojnë mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe do të shkëmbejnë mendime për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe për lidhjet dypalëshe, sipas Anadolu Agency.

Të dyja palët pritet gjithashtu të nënshkruajnë marrëveshje të ndryshme dhe memorandume mirëkuptimi.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci