Ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Agim Veliu e ka vendin e vet në këtë parti.
Mustafa ka theksuar se Veliu duke pranuar pozitën si Ministër i Punëve të Brendshme ka liruar vendin e tij në Podujevë.
Tutje ai ka shtuar se shpreson se Veliu të bashkëpunoj me kryetarin e ri të degës së LDKs-ë në Podujevë.
“Vet fakti që Agimi e ka lëshu komunën atje dhe ka ardhë si ministër i bie që ai e ka liruar vendin në Podujevë. Unë shpresoj që të mos ketë probleme në degë. Unë Agim Veliun e njoh si njeri të LDK-së. Ai është LDK tërë jetën e tij dhe mendoj që duhet t’i vlerësohet kontributi. Shpresoj që z. Veliu tani të bashkëpunojë me z. Ekrem Hyseni në Podujevë”, tha ai.
Ekrem Hyseni u zgjodh në krye të LDK-së në Podujevë këtë të shtunë në kuvendin zgjedhor të kësaj partie. Ai mori 75 vota të delegatëve që ishin të pranishëm.
Ky kuvend zgedhor i jashtëzakonshëm u thirr nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ndërkohë që Veliu nuk morri pjesë në këtë kuvend zgjedhor pasi sipas tij aty po tentohej të kontrabandohet kryetari i ri.
“Kjo që po bën Abdixhiku, me misionarët anti LDK të mbledhur rreth vetes, nuk është asgjë tjetër veçse një proces i shkatërrimit të degës në Podujevë, bastionit të fundit të LDK-së”, ka shkruar ndër të tjera Veliu.
Veliu nuk kishte marrë pjesë as në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit që u mbajt më 15 janar ku u votua rezoluta kundër mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.
Ai gjatë asaj dite kishte shkuar për në Gjermani ku dhe ishte prezantuar si kryetar i degës së LDK-së në Podujevë./Paparaci.com
