Të fundit

Hulumtimi: 67% e vajzave në Holandë përballen me ngacmime seksuale në rrugë

Të paktën dy të tretat e vajzave në Holandë janë subjekt i “ngacmimeve seksuale” në rrugë, njoftoi Instituti i Statistikave i Vendit sipas Anadolu Agency (AA).

Instituti i Statistikave i Holandës (CBS) publikoi gjetjet e një sondazhi me të rinj dhe të reja të moshës 12 deri në 25 vjeç në vend rreth “ngacmimit seksual”.

Studimi, i cili përfshin të dhëna nga shkurti 2020 deri në prill 2021, tregoi se 67 për qind e femrave të reja u janë nënshtruar “ngacmimeve seksuale” në rrugë, ndërsa raporti i meshkujve ishte një e treta.

Sondazhi zbuloi se gjysma e femrave të reja pjesëmarrëse në studim janë ngacmuar me fishkëllima dhe 40 për qind janë viktimizuar përmes telefonatave, fjalëve dhe bërtitjeve.

Sipas CBS-së, 21 për qind e femrave janë ndjekur nga abuzuesit e tyre dhe 85 për qind e atyre që janë ndjekur kanë deklaruar se nuk janë ndier të sigurta.

Shkalla e ngacmimeve seksuale midis grave të reja të moshës 18-21 vjeç ishte 75 për qind, ndërsa 70 për qind e vajzave të moshës 14-18 vjeç kanë raportuar se janë sulmuar seksualisht të paktën një herë gjatë periudhës së shkollës.

Siç thuhet, në rastet e ngacmimeve seksuale, viktimat kryesisht e kanë injoruar situatën duke mos reaguar.

Të shtunën u organizua një demonstratë kundër incidenteve të ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale në vend me programin konkurrues “The Voice of Holland”. Qeverisë holandeze iu kërkua të bënte ndryshime ligjore që mbrojnë gratë në jetën e biznesit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci