Të fundit

Sa ushtarë rusë ka në kufi, ku gjenden dhe me çka janë të armatosur

Rusia ka dërguar më shumë se 100.000 trupa në kufirin me Ukrainën – të pajisur me pajisje më moderne ushtarake, por vazhdimisht mohon se po planifikon pushtimin. Mirëpo, sipas raporteve nga shërbime të shumta të inteligjencës – një numër shumë më i madh trupash, duke përfshirë flotën detare dhe ajrore, janë gati të nisen në aksion në Ukrainë, raporton BBC.

Fotografitë e publikuara më 27 janar paraqesin ushtarët rusë duke marrë pjesë në stërvitjet ushtarake në Rostov, në lindje të Ukrainës. Disa nga njësitë e sapoardhura kanë kaluar më shumë se 6.000 kilometra nga Lindja e Largët Ruse.

Tanket dhe mjetet e blinduara të rënda, të cilat kërkojnë shumë kohë për t’u vendosur në pozicione, tashmë një kohë të gjatë janë të vendosur në pozicionet luftarake.

Të hënën, përfaqësuesi i përhershëm i Ukrainës në Kombet e Bashkuara, Sergei Kislica, ka thënë se 130.000 ushtarë rusë ndodhen në kufi, duke përfshirë 112.000 trupa tokësore, ndërsa pjesa tjetër janë ushtarë të marinës dhe pilotë ushtarakë, transmeton Paparaci.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se të dhënat e inteligjencës tregojnë shumë qartë se ekzistojnë 60 grupe luftarake ruse në kufijtë e Ukrainës, e që është një e treta e atyre që janë në dispozicion.

Përveç trupave të rregullta ruse, konsiderohet se janë rreth 15 mijë vullnetarë rusë në rajonet e Ukrainës, Luhansk dhe Donetsk. Ukraina beson se kjo shifër është dukshëm më e lartë, raporton BBC.

Në dhjetor, inteligjenca amerikane ka sugjeruar se numri i përgjithshëm i trupave mund të rritet me shpejtësi në 175.000.

Disa analistë perëndimorë thonë se nuk është e qartë se Rusia është gati për pushtim tokësor. Ata tregojnë për mungesën e spitaleve të lëvizshëm në terren në disa zona.

Ata sjellin rezerva të gjakut dhe pajisje të tjera mjekësore

Raportet sugjerojnë se rezervat e gjakut dhe pajisje të tjera mjekësore të nevojshme për të trajtuar të plagosurit janë duke u sjellë dhe se ky mund të jetë një tregues i gatishmërisë për një sulm. Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës i ka mohuar këto ngjarje.

Shumë ekspertë besojnë gjithashtu se një pushtim në shkallë të plotë, i ndjekur me pushtimin e pjesës më të madhe ose e gjithë Ukrainës, do të kërkonte shumë më tepër trupa sesa Rusia ka mbledhur aktualisht.

Ekziston frika se disa mijëra pjesëtarë të ushtrisë ruse, të cilët aktualisht ndodhen në Bjellorusi në një stërvitje të përbashkët ushtarake, e cila do të arrijë kulmin midis 10 dhe 20 shkurtit, do të mbërrijnë në kufirin ukrainas pasi të kenë përfunduar. Përveç kësaj, dihet se lideri i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, mbështet presidentin rus Vladimir Putin dhe se kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, është më pak se 150 kilometra larg kufirit me Bjellorusinë, transmeton Paparaci.

Rusia ka paralajmëruar vendosjen e aeroplanëve luftarakë të avancuar SU-35 në Bjellorusi, së bashku me sistemet e mbrojtjes ajrore, municionet dhe ndihmën mjekësore.

Vëzhguesit perëndimorë thonë se stërvitja “Allied Resolve” (Vendosmëria e Aleatëve) mund të ofrojë një mundësi për të ushtruar për misionin kundër Ukrainës. Fotografitë e postuara në mediat sociale tregojnë pajisje ushtarake, duke përfshirë automjete të blinduara, tanke dhe sisteme raketash, që udhëtojnë në atë zonë.

Akumulimi i flotës

Rusia po zhvillon gjithashtu stërvitje ushtarake detare, nga Atlantiku deri në Paqësor, të cilat përfshijnë 140 anije dhe anije mbështetëse, 60 aeroplanë dhe 10.000 njerëz.

Gjashtë anije të Marinës Ruse, me tanke luftarake, personel dhe mjete të blinduara, kaluan përmes Kanalit Lamansh në rrugë për në stërvitjet në Detin Mesdhe.

Është e paqartë a është Deti i Zi dhe bregdeti ukrainas  destinacioni i tyre i paraparë.

Disa analistë thonë se zbarkimet e amfibeve të trupave ruse do të ishin jashtëzakonisht të vështira dhe se forcat detare mund të jenë një “truk” për të tërhequr forcat tokësore të Ukrainës nga rrugët më të mundshme të sulmit në tokë./Paparaci

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci