Të fundit

Kushtetuesja sot vendos për fatin e Ilir Metës

Sot pritet të zhvillohet seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur se “Kryesorja në jetë të ruajmë 1 dhe të mos e kemi mendjen te shtimi i zerove, sepse pa 1 gjithçka zhbëhet në zero absolute”.

Seanca për shkarkimin e Metës u shty për sot pas kërkesës së përfaqësuesve të presidentit, të cilët do të paraqisnin pretendimet e tyre.

Të martën, Gjykata Kushtetuese rrëzoi pretendimet e presidentit për përjashtimin e gjyqtarëve nën argumentin se nuk garantojnë një proces të paanshëm.

Sipas trupës gjykuese, asnjë nga gjyqtarët nuk është në kushtet e ndalimit.

Këshilltari për çështjet ligjore në Presidencë, Bledar Dervishaj u shpreh i sigurt të martën pas seancës se presidenti Ilir Meta nuk do të shkarkohet. Sipas tij nuk ka asnjë çështje për shkarkimin e kreut të shtetit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci