Të fundit

Pasi eliminoi ekipin serb të Bosnjës, Besa mëson kundërshtarin e radhës

Kampionia e Kosovës në hendboll Besa Famgas, do të takohet me skuadrën rumune Potaissa Turda, në raundin e tretë të Kupës Evropiane.
Ndeshja e parë zhvillohet më 27 apo 28 nëntor në Pejë, ndërsa e kthimit një javë më vonë në Rumani.
Skuadra pejane, Besa Famgas, në raundin e dytë të Kupës Evropiane e eliminoi Borcin e Banjallukës.
Ndeshjen e parë në Banjallukë, Borci e kishte fituar me tri gola dallim, por të dielën në Pejë, Besa fitoi me shtatë gola dallim, 29:22.
Skuadra nga qyteti Turda ishte fituese e Kupës Sfiduese në vitin 2018. Potaissa Turda vjet ishte ndalur në raundin e dytë kualifikues të Ligës Evropiane.
Është prej skuadrave më të forta në Kupën Evropiane, por pejanët do të japin më të mirën për ta kaluar edhe një skuadër të fuqishme.
Në selinë e EHF është hudhur shorti për rrethin e tretë të garave në EHF Cup
May be an image of 1 person and text that says "KH Besa Famgas KOSEHE KOS"

Video nga Paradoks

"Pa ia çu Porshenë para derës, se njeh për dhuratë": Artani flet per bashkëshorten Delfinën dhe pasionin e saj - "Mëkat që s'ka hi në industrinë e modës"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci