Të fundit

Rivalët bëhen bashkëlojtar, Nadal e Federer bashkë në “Laver Cup”

Superyjet e tenisit Rafael Nadal dhe Roger Federer kanë konfirmuar se do të bashkohen këtë vit për edicionin e pestë të Laver Cup, që do të mbahet në Londër nga 23-25 ​​shtator.

Të dy lojtarët do të përfaqësojnë Team Europe ndërsa përballen me Team World në një përpjekje për të ruajtur Kupën e Laver për herë të pestë radhazi.

Dy lojtarët u shprehën të lumtur për të bashkuar forcat.

“Rafa është një person i jashtëzakonshëm dhe një frymëzim për mua dhe të tjerë të panumërt në mbarë botën. Ai më dërgoi një mesazh në rrjetet sociale pas Laver Cup në Boston vitin e kaluar duke sugjeruar që të luajmë dyshe në Londër dhe unë jam padyshim i gatshëm për një rikthim ‘Fedal’ të Laver Cup!” tha Federer.

“Laver Cup është një ngjarje kaq unike dhe më ka pëlqyer të konkurroj në të”, tha Nadal.
“I sugjerova Rogerit që të luanim dyshe së bashku në Londër dhe ai duket i etur, kështu që tani ne vetëm duhet të bindim kapitenin tonë Bjorn!”

“Roger ka qenë një pjesë e madhe e karrierës sime, një rival i madh dhe gjithashtu një mik i vërtetë. Të jesh pjesë e Team Europe së bashku është e mrekullueshme dhe nëse jemi në gjendje të ndajmë fushën edhe një herë si dyshe, atëherë kjo do të ishte një përvojë vërtet e veçantë për ne të dy në këtë fazë të karrierës sonë,” shtoi Nadal.

Nadal mahniti botën duke u rikthyer nga dy sete për të mposhtur rusin Daniil Medvedev dhe duke u bërë njeriu i parë në histori që fiton 21 tituj Grand Slam.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci