Policia e Kosovës ka ndërhyrë në zyrat e Ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, apo ish-ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka”
Kjo ndërhyrje erdhi pasi u mbajt konferenca për media ku pronari Aziz Tafaj tha se nuk do ta dorëzojnë kompaninë tek AKP-ja.
Kurse, nga ndërmarrja AgroKosova Holding kanë kundërshtuar ta lirojnë objektin.
Dy palët kanë pasur përplasje me fjalë. Në këtë takim ka qenë të pranishëm edhe një numër i madh i forcave policore.
Pronari dhe avokati i kësaj ndërmarrjeje kanë kërkuar bazë ligjore të AKP-së për lirimin e ndërmarrjes.
“Do të përballeni me ligjin”, tha avokatja e “AgroKosova Holding”.
Pronari i “AgroKosova Holding”, e cila ishte në vitin 2007 kishte privatizuar Ndërmarrjen Bujqësore Industriale (NBI Suhareka) për rreth 4.17 milionë euro, ka thënë sot se nuk do t’ia dorëzojë pronën shtetit pronën e ndërmarrjes.
Ai e ka konsideruar të kundërligjshëm vendimin e AKP-së.
“Ata kanë kërkuar që ta dorëzojmë vullnetarisht por nuk do ta dorëzojmë s’kemi pse, s’kemi kujt. Nuk kanë pasur të drejtë ta marrin këtë vendim”, u shpreh ai në një paraqitje para mediave të enjten.
Avokati i kompanisë “ Agrokosova Holding”, Ibrahim Maxhuni, paralajmëroi kallëzim penal ndaj AKP-së.
