Të fundit

Brozovic shtyen rinovimin me Interin, shkak Barcelona

Mesfushori kroat, Marcelo Brozovic, duket se ka ndryshuar qëndrim për rinovimin e kontratës me Interin, pas interesimit të Barcelonës.

29-vjeçari ka kontratë me “kaltër e zinjët”  deri në fund të stinorit dhe palët kishin rënë dakord për një rinovimin të kontratës deri në vitin 2026 mirëpo planet ndryshuan.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Barcelona ka bërë lëvizjen e saj për të nënshkruar me kroatin si lojtar i lirë në fund të sezonit duke ndryshuar kështu qëndrimin e Brozovic, pasi që ai ka kërkuar pak kohë nga klubi italian deri në një vendim përfundimtar.

Brozovic ka luajtur një rol kyç për Interin këtë sezon, pasi ka luajtur në 29 ndeshje nga 30. Ai humbi vetëm një ndeshje të raundit të 1/16 të Coppa Italia me Empolin për shkak të pezullimit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci