Seanca e sotme në asamblenë e Istogut është ndërprerë për shkak të tensioneve të krijuara. E tëra nisi pas akuzave të asambleistit të LDK-së, Enver Rugova ndaj kryesueses së kuvendit komunal, Fjolla Ukaj, shkruan Paparaci.
Rugova në një prononcim për Paparaci e ka akuzuar kryesuesen për mosdaljen e pagave duke i thënë se është obligim ligjor i saj që të bëhen gati listat.
Ai tha se kanë kërkuar një seancë të jashtëzakonshme për javën e ardhshme ku dhe do t’i shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj kryesueses Fjolla Ukaj.
“Ne kemi kërkuar një seancë të jashtëzakonshme ku do ti shprehim shqetësimet tona në lidhje me kryesuesen e cila nuk po i kryen detyrat e saj konform rregullores”, ka thënë Rugova.
E se a do të merret inicim për shkarkimin e Fjolla Ukaj, asamblisti Rugova, derisa tha se në seancën e jashtëzakonshme nuk dihet se çka pritet të ndodhë.
Një nga pikat e seancës pritet të ishte edhe shkarkimi i kryesueses së kuvendit komunal, si pjesë e marrëveshjes së re mes LDK-së e PDK-së në Istog.
