Të fundit

Tifozët e Lazios protestojnë kundër Igli Tares

Tifozët e klubit të Lazios janë ndarë të pakënaqur me mënyrën se si ka vepruar klubi në merkaton e janarit dhe kanë vendosur të protestojnë para klubit.

Ultrasit fillimisht nisën thirrjet përmes rrjeteve sociale e më pas vazhduan edhe para ambienteve të klubit. Ata kërkojnë shkarkimin e presidentit të klubit, Lotito dhe Igli Tares i cili ishte përgjegjës për transferimet.

“Një tjetër merkato nën shenjën e mediokritetit, Lotito, nuk je i denjë për këtë klub” ishte parulla e madhe që u vendos në muret e qendrës stërvitore të lacialëve.

Më pas, nisen koret, jo vetëm kundër presidentit Lotito, por dhe kundër Igli Tares. Pritet që këto kontestime të filluara në rrugë të bëhen më të zëshme edhe në stadiume gjatë ndeshjeve të ardhshme të Lacios.

Igli Tare mbanë pozitën e drejtorit sportiv te klubi i Lazios.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci