Të fundit

Tmerri i Aeroportit të Athinës – rrëfimi i sportistit që bashkë me vajzën e tij u mbajt për shtatë orë në burg

Nysret Haziri nuk do harrojë kurrë të shtunën e 23 tetorit.

Ajo që ishte planifikuar si një ditë e zakonshme udhëtimi për përfaqësuesin e Kosovës në bouling, u kthye në një nga ditët më të tmerrshme të jetës së tij.

Bashkë me vajzën e tij, Kaulën, 12-vjeçe, ishin nisur drejt Greqisë për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian.

Por, babë e bij u mbajtën për shtatë orë në një qendër ndalimi në Aeroportin e Athinës. Vendimin e morën autoritetet greke, bazuar në një arsye absurde: përbënin kërcënim për Greqinë.

Nysreti, në një reagim në Facebook të dielën, rrëfeu tmerrin e Athinës.

“Unë dhe Kuala po udhëtonim për në Chania, për ECC me ekipin e Kosovës dhe përfunduam në burg, në Athinë, me arsyen se jemi kërcënim kombëtar për Greqinë, para 2 orësh dolëm nga burgu dhe po kthehemi në shtëpi me forcë nga policia e Athinës. Kështu që, kjo ishte një pritje fantastike nga ana e këtij shteti”, shkruan në postim Haziri.

Haziri pretendon se e di kush qëndron prapa ndalimit të tij dhe vajzës së tij në “burgun” e Aeroportit të Athinës. Thotë se skenaristi i ngjarjes është një biznesmen, të cilit nuk ia përmend emrin.

“Ne e dimë saktësisht se kush qëndron pas gjithë këtij KONSPIRACIONI. Njeriu që pretendon se është një biznisman dhe se e do sportin, por ai është njeri i ligë dhe më kryesorja është se ai më njeh mua dhe unë e njoh atë shumë mirë, kështuqë shpresoj ta shohë së shpejti ballë për ballë!!!”, vijoi Haziri.

Përfaqësuesi i Kosovës në bouling, po ashtu nuk ka lënë pa treguar edhe se si janë trajtuar ata në të ashtuquajturin burg të Aeroportit.

“Ishte përvojë shumë e keqe për mua dhe posacërisht për vajzën time, e cila është vetëm 12 vjece, që qëndroi pa ushqim dhe pa ujë nga ora 11:40 kur na ndaluan në aeroport deri në orën 18:00 kur na dërguan në burg dhe atje u trajtuam si kriminel”, tha ai

Haziri, shpreh keqardhjen e tij kundrejt kësaj që u ndodhi atij dhe të bijës në Grqi.

“Unë nuk ndihem fajtor për këtë sepse unë nuk e zgjodha që Kupa Europiane e Kampionve të mbahet në shtetin e Greqisë, por më vjen shumë keq për veten time, vecanërisht për vajzën time që zgjodhëm të shkojme atje”, përfundoi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci