Gjatë ditës së sotme janë publikuar shpenzimet e deputetëve të Kuvendit për derivate, të cilëve më pas iu është subvencionuar shuma nga buxheti i shtetit.
Një prej shumë deputetëve që hynë në këtë listë është edhe ajo e Lëvizjes Vetëvendosje, Yllza Hoti.
Kjo e fundit, për periudhën nëntor-dhjetor të vitit të kaluar, mori 810 euro, për çështje të udhëtimit nga Prizreni në Prishtinë.
Por, nuk shkoi shumë kohë e gjatë, kur deputetja e VV-së e ndryshoi vendbanimin në rrjetin e saj social Facebook.
Nga Prishtinë, siç e kishte deri më tani, ajo tash e ka fshehur pjesën se ku jeton, ndonëse paratë i ka marrë me arsyetimin se udhëton nga Prizreni sa herë që shkon në Kuvend për seanca dhe komisione parlamentare.
Për këtë pati shumë kritika nga qytetarë të shumtë në Facebook, teksa së fundmi, gazetari i njohur, Adriatik Kelmendi, ka kërkuar dorëheqjen e saj.
Kelmendi ka shkruar se rasti i Yllëzës është i turpshëm.


