Millan Radojiçiq, i cili ishte në listën e të kërkuarve, ka arritur t’i arratiset Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak.
Kështu ka raportuar mediumi Kallxo.com, teksa ka shtuar se Radojçiq po udhëtonte nga Serbia për në Kosovë dhe në hyrje të pikës kufitare ai është pritur nga njëri prej eprorëve të pikës.
Ky medium raporton se në momentin kur polici kufitar ka kontrolluar dokumentet e tij ka rezultuar se ai është person në kërkim.
Sipas të njëjti informacion, pasi Radojçiq ka rezultuar në listën e kërkimit ai ka vozitur makinën e tij mbrapa dhe është arratisur për në Serbi.
Rrethanat se si ka ndodhur kjo arratisje ende nuk janë zbardhur. Ndërkaq, një grup hetimor po heton veprimet e policëve.
Radojiçiq ishte shpallur në kërkim për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
