Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka uruar skitarët kosovarë, Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu, për sukseset e tyre në Lojërat Olimpike Dimërore.
Olimpiada Dimërore ka filluar nga sot, me ceremoninë hapëse, ku parakaloi edhe ekipi kosovar, ndërsa skitarët kosovarë pritet të garojnë ditëve në vazhdim.
Albin Tahiri do ta hapë i pari sfidën për Kosovën, duke garuar më 6 shkurt në tre kategori, ndërsa Kiana do të garojë një ditë pas tij.
Në postimin e Ambasadës Amerikane, ambasadori uroi garuesit kosovarë.
“Ambasadori Hovenier: Uron ekipin kosovar. Dyshja dinamike me Kiana Kryeziun, femra e parë olimpike dimërore e Kosovës dhe Albin Tahiri, konkurrenti i parë i Lojërave Olimpike në Kosovë, fat dhe sukses në garën e tyre për medaljen e artë,” thuhet në postimin e ambasadës.
