Të fundit

Milan me mungesa të mëdha para derbit

Stefano Pioli, ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic dhe Ante Rebic do të mungojnë nesër në derbin kundër Interit.

Interi dhe Milani do të përballen të shtunën në San Siro, në atë që shihet si një ndeshje vendimtare në garë për titull në Serie A këtë sezon.

Kampioni në fuqi është lider i tabelës me 53 pikë, katër më shumë se Napoli dhe Milani dhe një ndeshje më pak të zhvilluar, po ashtu.

Kuqezinjtë duhet të fitojnë patjetër nëse duan të mbesin në garë për titull dhe ish-ylli i Milanit beson se derbi do të jetë vendimtar vetëm nëse fiton Interi.

“Ne luajtëm shumë mirë kundër Juventusit, por na mungoi cilësia në sulm. Kjo është ajo që na duhet nesër. Ndeshja e nesërme është vendimtare dhe ne duam të fitojmë”, tha Pioli.

Ai i konfirmoi edhe mungesat e pritura të dyshes sulmuese, por qendërmbrojtësi Tomori do të jetë të paktën në stol.

“As Zlatani (Ibrahimovic) e as Ante (Rebic) nuk janë në dispozicion. Tomori punoi fort dhe mendoj se ai do të jetë në dispozicion, edhe pse mund të mos jetë titullar”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci