Qeveria e Kosovës ka vendosur të lejojë rikthimin e tifozëve të sportit në shkallët e stadiumeve dhe palestrave.
Në vendimin për fuqizimin e masave të reja anti-COVID, ekzekutivi ka vendosur që të lejohet pjesëmarrja e tifozëve në 30 për qind të kapacitetit të stadiumeve.
Gjithashtu, është vendosur që në palestra të lejohet pjesëmarrja e 10 prë qind të kapacitetit, tha ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në një konferencë për media të premten.
“Në hapësirat e jashtme garuese lejohet pjesëmarrja deri në 30 për qind në hapësirat e jashtme, 10 për qind në hapësirat e brendshme garuese sportive”, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë. /Paparaci.com
