Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se është i gatshëm të marrë pjesë në bisedime me palën serbe në Bruksel, kurdo që përfaqësuesit e kësaj të fundit e ftojnë.
Kështu u shpreh shefi i Qeverisë nëpërmjet një konference për media, teksa bashkë me ministrin e Shëndetësisë, shpalosën masat e reja anti-COVID.
“Sa i përket takimeve të mundshme në Bruksel, ne jemi të përkushtuar për dialog të balancuar, parimor drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme e cila e ka në qendër njohjen reciproke dhe ne jemi përherë konstruktiv. Varet nga lehtësuesi apo ndërmjetësuesi, Brukseli se kur do të jetë takimi i radhës por gatishmëria jonë nuk do të mungojë asnjëherë”, tha kreu i VV-së.
