Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me disa kritika, duke thënë se ky i fundit pengoi dhe refuzoi investimit në energji dhe kështu sipas tij, e rriti çmimin në këtë sektor.
Sipas Haradinajt, Kurti bashkë me militantët e tij, ka kapur bordet e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike.
“Familjarët e anëtarëve të kabinetit tuaj, ministrave e deputetëve, nuk janë më për dasma, por për punësime e ngritje detyre në institucione”, shkroi ai.
“Në mesin e shumë premtimeve të tjera që i shkele sapo erdhe në pushtet, është edhe mbështetja për bujqit, të cilëve nuk ua lirove naftën e as nuk i subvencionove, por as nuk ule numrin e “xhipave qeveritarë”. Përkundrazi, deputetët tuaj, po dalin të jenë kampionët e harxhimeve buxhetore”, shtoi ish-kryeministri në Facebook.
“Rreth 100 mijë qytetarëve që kanë kërkuar vizë pune vetëm në njërën nga ambasadat, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, sqaroju se si do e ndreqësh gjendjen në këtë vend?”.
