Të fundit

The Simpsons e kishin parashikuar satelitin “Albania”

Filmi i njohur i animuar “The Simpsons” është i njohur për parashikimin e ngjarjeve të mëdha që do të ndodhnin në botë.

Ky film amerikan e kishte parashikuar edhe satelitin “Albania”, të cilën e ka paralajmëruar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Rama pati thënë se Shqipëria do të bëhet shumë shpejt me dy satelitë në hapësirë, “Albania 1” dhe “Albania 2”.

Në episodën “Adil The Albanian Exchange Student”, paraqitet një student shqiptar me emrin Adil Hoxha, i cili ndërrohet me Bartin, djalin e familjes Simpson.

Studenti shqiptar rezulton të jetë agjent sekret i regjimit komunist shqiptar.

Në një moment, ai komunikon me Shqipërinë, përmes një sateliti me shqiponjën dykrenare.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci