Futbollisti i njohur Xherdan Shqiri shumë shpejt pritet të transferohet ë kampionatin amerikan MLS.
Blick shkruan se Shaqiri do të kalojë tek skuadra Chicago Fire.
Me përformancën kundër Marseilles, ku Shaqiri dha një gol dhe një asist për Lyonin, gjërat po dukeshin se po ktheheshin në rrugën e duhur, por megjithatë marrëdhënia e reprezentuesit zviceran me trajnerin e Lyonit, Peter Bosz, vazhdon të jetë e tensionuar.
Bosz gjatë gjithë këtij gjysmë sezoni e ka preferuar Houssem Aouarin e Lucas Paquetan para Shaqirit.
Chicago është e gatshme të ofrojë disa miliona euro për shërbimet e Shaqirit, i cili nuk pritet të jetë në skuadrën e Lyonit për ndeshjen e nesërme kundër Monacos.
Një tjetër arsye pse 30-vjeçari është pothuajse lojtar i Chiagos, është fakti se drejtor sportiv i skuadrës amerikane është George Heitz, ish-trajneri i Baselit që kishte punuar me Shaqirin.
Shaqiri ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2024. Klubi francez është i interesuar ta largojë futbollistin i cili paguhet 350 mijë euro në muaj.
Afati kalimtar në MLS mbyllet më 4 maj.
Shaqiri kaloi në Ligue 1 në verë nga Liverpooli.
