Zyrtari policor, Amir Hoxha, sapo ka njoftuar se është suspenduar përkohësisht në afat prej 3 ditësh.
Suspendimi ndërlidhet me një postim që e ka bërë gjatë ditës së djeshme për pakënaqësinë e tij rreth mospagesës së shujtave për policët.
Shujtat, sipas Hoxhës, policëve u takojnë me ligj.
Ai tha se suspendimi vjen me pretekstin se ka kryer “vepër penale” apo shkelje të rëndë disciplinore, teksa shtoi se “fjala e lirë apo shprehja e nje paknaqësie e cila është e bazuar në ligj” nuk paraqet vepër penale.
“Edhe njëherë e potencoj se qëndroj prapa fjales sime me ndergjegje dhe me pergjegjësi të plotë prapa postimit tim ne lidhje me diskriminimin e kundërligjshêm që po na behet në pagë, qe per kete edhe kam bere padi ne Gjykaten themelore”, shkroi ai në Facebook.
“Deri sot te pakten kam besuar se jetoj ne nje vend demokratik , dhe se fjala e lire mbrohet dhe ruhet si vlerë dhe se vetëm ne regjimet autokratike totalitare sanksionohet me ligj , që shkel masovisht drejtat themelore të individit në veqanti dhe shoqërisë ne përgjithësi”.
“Mirepo ne kete pike paskna gabuar sepse Pushteti atëherë kur po u lëkundkan interesat e veta elektorale po i goditka edhe instrumentet e veta qe vet i perdor per ruajtjen e qenësisë se po atij pushteti”, shtoi ai.
“Kërkesat e mija të ligjshme do ti adresoj në të gjitha institucionet ligjore që mbrojne te drejtat dhe liritë themelore të njeriut duke i përfshi gjykatat , ombuspersonin si dhe organizatat që merren për mbrojtjen e drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, u shpreh Hoxha.
Publikimi i shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve të kuvendit të cilat janë subvencionuar nga buxheti i shtetit ngjalli reagime të shumta si nga politikanët e vendit ashtu edhe nga qytetarë të shumtë.
Polici nga Prishtina, Amir Hoxha, i cili përmes një postimi në Facebook, gjatë ditës së djeshme shkroi se për dallim nga deputetët “paratë e shujtave për policinë si dhe shtesat për punë jashtë orarit nuk jemi duke i marrë edhe pse na takojnë me ligj, me arsyetimin të mungesës së
buxhetit.
“Paratë e shujtave për Policinë , si dhe shtesat për punë jasht orarit nuk jemi duke i marë perkundër se na takojne me Ligj , me arsyetim të mungesës së buxhetit”, deklaronte Hoxha.
Tutje ai kishte shkruar se rezervat e karburantit të deputetëve të cilët në emër të modestisë dhe gënjeshtrave publike gjatë fushatave politike fituan ulëse dhe privilegje e që sipas tij janë më primare.
…”por besa s’paskan pas faj se rezervarët e karburantit te deputetëve që ne emër të modestisë dhe gënjeshtrave publike gjatë fushatave politike fituan ulëse dhe privilegje , qenkan më primare. Një polic mund të lihet pa bukë ne kryerje të detyrës ama deputeti pa karburante kurrsesi jo . Turp ju qoftë , prap dora jonë do ju ndëshkojë o të shkretë”, shkroi ndër të tjera ai./Paparaci.com
Deklarimi i zyrtarit Amir Hoxha:
“Një polic mund të lihet pa bukë, ama deputeti pa karburante kurrsesi jo”
