Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe një person lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit e cila ka ndodhur mbrëmjen e 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Policia ka njoftuar se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan Paparaci.
“Fsh. Gllogjan, Deçan (NN) 26.11.2021 – 18:58. Lidhur me rastin, me 04.02.2022 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.
Me 26 nëntor të 2021 një autobus që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan u sulmua ma kallashnikov.
Nga ai sulm të vrarë mbetën tre persona. Shoferi i autobusit, Gani Gjokaj dhe dy nxënësit, Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj.
Për motivet e rastit nuk dihej asgjë në orët, as në ditët e para. Përflitej për sulm terrorist, por policia njoftoi se s’ka arsye për të besuar se sulmi mund të ketë motive të tilla.
Më 11 dhjetor Policia kishte arrestuar tre persona H.M. dhe dy djemtë e tij, K.M. dhe M. M. nga Gllogjani, të dyshuar për këtë vrasje. H.M. dhe K.M. gjenden në paraburgim, kurse M.M. është në arrest shtëpiak. Sipas Prokurorisë ata dyshohen për veprat penale “vrasje të rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Kurse pas arrestimeve të para dyshohet se motivi i sulmit ndaj autobusit në Gllogjan, ku u vranë tre persona, lidhet me vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, H. M., e cila i dha fund jetës së saj në qershor të vitit 2020.
Arsyeja e lirimit të të dyshuarit për vrasjet në Gllogjan, flet avokati
Gjykata merr vendim për dy të tjerët e arrestuar për vrasjen në Gllogjan
Lirohet njëri nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Drejtori i Policisë jep detaje të reja për rastin në Gllogjan
30 ditë paraburgim ndaj tre të arrestuarve për vrasjet në Gllogjan
Të arrestuarit për tragjedinë e Gllogjanit dyshohen për dy vepra penale
Flasin nga familja e të arrestuarve: S’kanë lidhje me vrasjen në Gllogjan
Familjarët e shoferit të vrarë e mohojnë lidhjen me vetëvrasjen e vajzës nga Gllogjani
Krejt çka dihet për vrasjen në Gllogjan që dyshohet se u krye si hakmarrje
