Të fundit

Abazoviq propozohet për kryeministër të Malit të Zi

Deputetët e Malit të Zi e kanë shkarkuar mbrëmë kryeministrin Zdravko Krivokapiq pas 14 muajve qëndrimi në krye të Qeverisë.

Pas përfundimit të seancës parlamentare, kreu i grupit të deputetëve “E Bardha në të Zezë”, Millosh Konatar, tha se personalisht beson se kryeministër i ri duhet të jetë lideri i lëvizjes URA, Dritran Abazoviq. Ai mbrëmë në Kuvend tha se bisedimet do të nisin sot.

“Unë besoj se do të kemi një qeveri të re. Shumë shpejt do të kemi një qeveri të re, e cila do të luftojë korrupsionin. Nëse më pyetni mua personalisht, normalisht do të dëshiroja që kryeministër të jetë Dritan Abazoviq”, tha Konatar.

Për shkarkimin e Krivokapiqit kanë votuar 43 deputetë ndërsa 11 votuan kundër. Gjithsej votuan 54 deputetë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci