Gjatë ditës së sotme në Prishtinë dhe Vushtrri do të mbahen protesta në mbështetje të profesorit nga Vushtrria, Lulzim Paci.
Këto protesta janë organizuar pas billuzimit që i është bërë këtij të fundit, pasi ai kishte publikuar video duke vallëzuar në TitkTok.
Ndonëse këto protesta po organizohen në mbështetje të tij, profesori Paci nuk do të marr pjesë.
Ai në Instagram ka njoftuar se kjo mospjesëmarrje po bëhet për shkaqe shëndetësore.
“Une personalisht desha te ju njoftoj qe nuk do te jem pjesëmarrës (arsyeja per shkaqe shendetsore te mia) ndersa nga te gjithe te pranishmit kerkoj qe duke patur parasysh pandemine Covid 19 neper te cilen po kalojm s’pari ruane shendetin e juaj i cili eshte primar si dhe ju lus ne emrin tim personal qe mos ta linconi me emer askend ne kete fushate senzibilizuese”, shkruan ai.

Protesta në Prishtinë është paraparë të fillojë në orën 12:00. Aty nuk shihet një numër i madh i njerëzve, ndërkohë që një person me tupan e plis në kokë i është përgjigjur thirrjes për protestë.
Në Vushtrri protesta do të fillojë në orën 14:00.

