Protestë-vallëzimi e cila pritej të mbahej në Prishtinë është anuluar.
Organizatorët e protestës në një prononcim për Paparacin kanë thënë se eventi i titulluar “Vallëzojmë kundër bullizmit” ka dështuar për shkak se komuna e Prishtinës nuk ka dhënë leje për një gjë të tillë me arsyetimin se në sheshet e kryeqytetit do të vendosen tendat e vaksinimit.
Rron Haxhiislami nga studio e vallëzimit “Love and Dance Prishtina” ka thënë për Paparacin se protesta do të mbahet në Vushtrri në orën 14:00, ashtu siç është paralajmëruar.
“Komuna e Prishtinës lajmëron se nuk mund të realizohet fushata vetëdijësuese, “Vallëzojmë kundër Bullizmit” në sheshet e Prishtinës, me arsyen se qendrat e vaksinimit do të vendosen në sheshet e Prishtinës po këtë ditë! Këtë fushatë vetëdijësuese do ta realizojmë nesër vetëm në Vushtrri nga ora 14:00”, ka thënë ai.
