Të fundit

Distria fiton dhe synon medalje, eliminohen Gjakova, Loxha dhe Fazliu

Momentalisht është duke u zhvilluar gara e Grand Slam në Paris të Francës, ku ekipi kosovar i xhudos merr pjesë me katër garues.

Xhudistët që po përfaqësojnë Kosovën janë Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.

Tre të fundit, respektivisht Loxha, Fazliu dhe Gjakova kanë përfunduar garën, kurse Distria Krasniqi ende vazhdon.

Flaka Loxha në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, u eliminua qysh në raundin e parë nga xhudistja çeke Vera Zemanova.

Në anën tjetër, Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë u mposht nga japonezja Masako Doi.

Fatin e njëjtë sikur të Fazliut dhe Loxhës kishte edhe Akil Gjakova, i cili në kategorinë deri në 73 kilogramë në raundin e parë shënoi fitore kundër algjerianit Messaoud Redouane Dris, kurse në raundin e dytë u mposht nga xhudisti nga Uzbekistani Shakhram Akhadov

Garën e vetme tani e vazhdon Distria Krasniqi, e cila në kategorinë deri në 52 kilogramë në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë e mposhti francezen Anais Mosdier.

Në çerekfinale, Krasniqi do të përballet me xhudisten nga Britania e Madhe Chelsie Giles./kp

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci