Të fundit

Vëllezërit Klitschko, ish-kampionë të boksit gati për sulmin e Putinit

Rusia duhet të kuptojë se sa e fortë është Ukraina dhe çfarë çmimi mund të paguajë nëse nisë çfarëdo agresioni ushtarak kundër Ukrainës, ka thënë kryetari i komunës së Kievit, Vitali Klitschko, i cili iu bashkua rezervistëve të ushtrisë bashkë me vëllain e tij Vladimir.

“Para se ta sulmojnë Ukrainën armiqtë tanë duhet ta dinë se sa të fortë jemi, ata duhet të shohin se sa të fortë do të jemi, ky do të jetë një çmim shumë i dhimbshëm për të gjithë”, ka thënë kryetari i komunës së Kievit, transmeton Paparaci.

Ukraina ka një demokraci të re dhe një vizion për të ndërtuar një vend evropian – një vizion që Rusia e ka hedhur poshtë. Megjithatë, thotë Klitschko, mbështetja financiare dhe politike e Perëndimit e ka bërë Ukrainën më të fortë.

Klitschko shpreson se diplomatët në Ukrainë mund të “ndalojnë këtë agresion në një mënyrë diplomatike”.

“Nëse jo, ne duhet të përgatitemi t’i marrim armët”, ka deklaruar ish-kampioni botëror i boksit.

Vëllai i tij Vladimir, gjithashtu kampion boksi, i cili tani e përshkruan veten si një aktivist, beson se Perëndimi duhet të jetë i vetëdijshëm se nuk duhet të tregojë ndonjë dobësi kur bëhet fjalë për trajtimin e krizave gjeopolitike siç është armiqësia aktuale midis Ukrainës dhe Rusisë.

Aleatët dështuan

I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara po bëjnë mjaftueshëm për të ndihmuar Ukrainën, sepse ajo po përballet me një konfrontim të mundshëm ushtarak, Vladimir Klitschko ka thënë se “asnjëherë nuk mjafton”.

“Besoj se Perëndimi ndonjëherë tregon dobësi në situata të caktuara dhe se ne duhet të jemi më të bashkuar dhe të mbrojmë njëri-tjetrin dhe të mbrojmë interesat tona, demokracinë tonë për të cilën kemi luftuar dhe që po zhvillojmë në botën perëndimore”, ka thënë ish-boksieri, përcjellë Paparaci.

Mes thashethemeve për një sulm të mundshëm, por edhe negociatave mes Perëndimit dhe Rusisë, Vitali Klitschko beson se aleatët e Ukrainës nuk kanë bërë mjaftueshëm për të ndihmuar vendin e tij.

“Sjellja e qeverisë gjermane më lë pa fjalë. Ministria e Mbrojtjes padyshim nuk e ka kuptuar se ne po përballemi me forcat ruse të pajisura në mënyrë perfekte që mund të fillojnë çdo moment edhe një pushtim të Ukrainës”, ka deklaruar ai për mediat gjermane.

Gati për çdo gjë

Vitali Klitschko ka thënë se Ukraina tani duhet të jetë e gatshme për çdo skenar sepse nuk ka shenja të drejtpërdrejta të zbutjes së tensioneve, pavarësisht vazhdimit të bisedimeve diplomatike midis zyrtarëve rusë, duke përfshirë presidentin Vladimir Putin, dhe liderëve perëndimorë.

I pyetur se sa është i shqetësuar për dëmin që po i bën kriza ekonomisë së Ukrainës me inflacion, kryetari i komunës së Kievit pranoi se mundësia e luftës po ndikon në gjendjen e ekonomisë, por se mbrojtja e sovranitetit tani ishte një prioritet./Paparaci

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci