Të fundit

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Otava

Kryetari i kryeqytetit të Kanadasë, Otavës, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, pas një jave të protestave të shoferëve të kamionëve, kundër kufizimeve për luftim të pandemisë.

Jim Watson ka thënë se qyteti është “plotësisht jashtë kontrollit” dhe se numri i protestuesve është më i madh sesa i zyrtarëve policorë.

Sipas tij, protestat përbëjnë kërcënim për sigurinë e banorëve.

Qendra e Otavës është paralizuar, pasi rrugët janë bllokuar nga makinat dhe tendat.

Fushata “Konvoji i Lirisë” ka nisur pas prezantimit të rregullave të reja kundër pandemisë, për shoferët e kamionëve.

Sipas këtyre rregullave, të gjithë shoferët e kamionëve duhet të jenë të vaksinuar për të kaluar kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Pas publikimit të rregullit, protestat janë përhapur edhe kundër kufizimeve tjera për luftim të pandemisë.

Kryetari i qytetit nuk ka dhënë hollësi specifike se çfarë masash mund të marrë, mirëpo policia ka thënë se do të rrisë sigurinë, duke përfshirë edhe arrestimin e mundshëm të atyre që mbështesin protestuesit duke u dërguar naftë dhe ushqime. /REL/

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci