Të fundit

“Raiffeisen Bank” i çon në Ukrainë të dhënat personale të kosovarëve

“Raiffeisen Bank” i ka dërguar në Ukrainë të dhënat personale të kosovarëve. Shënimet përfshijnë të dhënat personale identifikuese, si numri personal, adresa, etj. Ukraina nuk figuron në mesin e vendeve të sigurta për mbrojtjen e të dhënave.

Besfort Veseli

Banka Raiffeisen i ka dërguar në Ukrainë të dhënat personale të klientëve të saj në Kosovë.

Të dhënat personale të kosovarëve do të përpunohen në “Infocus” L.L.C., një kompani private në Ukrainë. Shënimet përfshijnë të dhënat personale identifikuese, si numri personal, adresa, etj.

“Infocus” L.L.C. është një kompani softuerike me bazë në Kijev, kryeqytetin e Ukrainës, raporton Paparaci.

Vendimi është marrë më 19 dhjetor të vitit të kaluar. Është nënshkruar nga Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku.

Dërgimi i të dhënave personale të kosovarëve nga Raiffeisen Bank në Ukrainë, është miratuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), ndonëse shteti i Evropës Lindore nuk ndodhet në listën e vendeve të sigurta për mbrojtjen e të dhënave.

Sipas listës së vendeve me nivel të duhur të mbrojtjes së të dhënave personale, të miratuar nga Agjencia për Informim vitin e kaluar, Ukraina nuk konsiderohet vend me nivel të duhur për mbrojtjen e të dhënave.

Megjithatë, AIP ka miratuar kërkesën e “Raiffeisen Bank” për përpunimin e të dhënave të klientëve të bankës në Ukrainë.

Sipas arsyetimit të Agjencisë në një vendim të nxjerrë më 24 dhjetor, 2021, kompania bankare ka prezantuar një certifikatë, të quajtur “PCI DSS”, e cila dëshmon se “Infocus” L.L.C. është e licencuar sipas standardeve evropiane për ofrimin e sigurisë së të dhënave.

“Raiffeisen Bank Kosovo, me rastin e aplikimit për lejimin e transferimit, ka ofruar draftmarrëveshjen e përpunimit të të dhënave me kompaninë ‘Infocus’ LLC, ku palët dakordohen të ndërmarrin mbrojtje adekuate në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale”, thuhet në vendimin e AIP-ës.

Qëllimi i transferimit të të dhënave personale të kosovarëve në Ukrainë, thuhet se është ofrimi i shërbimeve këshilluese gjatë udhëtimeve për klientët e bankës që posedojnë kartela të tipit “Visa Platinum”.

Sipas vendimit të AIP-së, në draft-marrëveshje janë paraparë obligimet dhe përgjegjësitë e palëve që kanë të bëjnë me përpunimin e të dhënave si: masat teknike organizative, detyrimet e kontrolluesit dhe përpunuesit, sigurimi i cilësisë, komunikimi në rast të shkeljeve nga përpunuesi si dhe procedura e fshirjes dhe kthimi të dhënave personale tek kontrolluesi.

Bankat komerciale kanë shënuar fitime milionëshe përgjatë vitit 2021, pavarësisht prej ndikimit që ka shkaktuar pandemia COVID-19 në ekonomi.

Fitimi neto i sektorit bankar të Kosovës, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, është rritur në 80.4 milion euro në tetë muajt e parë të vitit, nga 51.4 milion euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci