Të fundit

Sulmi ndaj gruas në market – sanksionet që parashihen ndaj të dyshuarit

Feim Berisha, 46-vjeçar, i cili u kap nga kamerat e sigurisë së një marketi në Prishtinë duke sulmuar brutalisht një 41-vjeçare, mund të dënohet deri në tri vjet burgim, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në nenin 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, bëhet e ditur se dënimi për veprën penale “Sulmi” ndryshon në varësi të rrethanave të kryerjes së kësaj vepre.

Për këtë vepër penale, dënini mund të jetë edhe me gjobë me para, apo nga gjashtë muaj deri në 3 vjet burgim, varësisht prej rrethanave në të cilat është kryer vepra.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të së hënës, ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën, në orën 14:20. Sipas këtij raporti, sulmi fizik ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas policisë, nga goditjet viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR-Prishtinë. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia të hënën.

Të martën, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se prokurori i shtetit ka paraqitur kërkesën që ndaj të dyshuarit të shqiptohet masa e paraburgimit.

Në njoftimin e Prokurorisë, është bërë e ditur se F.B. dyshohet për veprën penale “Sulmi”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet F.B., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi”, tha Prokuroria.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci