Gjatë premierës së filmit “The Eternals” në Festivalin e Filmit në Romë Angelina Jolie duket manhintëse me një fustan ngjyrë argjendi të Atelier Versace, por kësaj radhe nuk mund të themi se dukja e saj ishte perfekte pasi për flokët e saj si duket dikush nuk u përkujdes aq sa duhet.
Flokët e saj të rremë siç shihen edhe në foto nuk ishin miksuar dhe rregulluar mirë me flokët e saj natyrale dhe sapo fansat e dalluan këtë nuk u desh shumë kohë që pamja e yllit 46-vjeçare të pushtojë rrjetet sociale.
“Kushdo që u përkujdes për flokët e Angelinas duhet të pushohet nga puna”, ka shkruar një fans i saj në Twitter.
“Kushdo që u përkujdes për flokët e Angelinas duhet të jetë një mik i Jennifer”, koment ky i referuar një grindjeje të përfolur mes Jolie dhe Jennifer Aniston.


