Të fundit

Komandant i UÇK-së, Ambasador e tash kapiten futbolli

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi ka udhëhequr kombëtaren e veteranëve të Kosovës drejt një suksesi në një turne ndërkombëtar.

Ish-eprori i UÇK-së që pasluftës shërbeu si Ambasador i Kosovës në Shqipëri dhe për një kohë edhe këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, është kapiten i skuadrës kombëtare të veteranëve të Kosovës.

Kombëtarja e veteranëve ka shënuar të hënën fitore me rezultat 5-0 ndaj skuadrës Yalova Masters në turnen ndërkombëtar “Best Masters”, i cili po organizohet në Antali.

Kosova kryeson grupin në këtë turne dhe në rast të fitores së rradhës mund të kualifikohet në gjysëmfinale të këtij turneu.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci