Reperi Fero mbrëmë ka publikuar projektin më të ri muzikor “Bella”.
Kënga e paralajmëruar prej kohësh është konsideruar si një ndër të fundit të tij përpara se të niset për në Amerikë, atje ku e pret një përpjekje për të depërtuar në tregun e huaj të muzikës.
“Bella” ka ardhur me videoklip të xhiruar në Ulqin në fund të gushtit me protagoniste gruan e tij, Arbenitën e cila sa i përket profesionit është modele.
Kënga e ka sjellë Feron më ndryshe sesa herët e tjera.
Por çfarë u ka bërë më shumë përshtypje janë linjat trupore të Arbenitës, vetëm katër-pesë muaj pas lindjes së Ninës.
Ajo duket e mrekullueshme në çdo aspekt duke ia hequr të gjithëve “dyshimet” e intervenimeve që mund të bëhen në fotografitë e nxjerra në Instagram por jo në videoklip.
Prezenca e modeles në këtë videoklip ishte “qershia mbi tortë”.
https://www.youtube.com/watch?v=12M5jRY-LEA
