Të fundit

Çfarë do të ndodhë pas largimit të SHBA-së nga Afganistani?

Për herë të parë që prej vitit 2001 nuk ka më trupa amerikane në Afganistan, pasi Shtetet e Bashkuara përfunduan evakuimin e shumicës së shtetasve amerikanë dhe mijëra afganëve që ishin në rrezik.

Mbi 122.000 persona janë evakuuar me avionë nga aeroporti i Kabulit në dy javët e fundit, si pjesë e përpjekjeve të SHBA-së.

Por, fundi i përfshirjes ushtarake të SHBA-së në Afganistan ngrit pyetje të reja për presidentin, Joe Biden dhe administratën e tij, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Çfarë do të ndodhë me amerikanët dhe afganët e rrezikuar që kanë mbetur në Afganistan?

Që prej se nisi operacionet e evakuimit më 14 gusht, SHBA-ja ka evakuuar mbi 5.500 qytetarë amerikanë. Një numër i vogël i qytetarëve amerikanë kanë vendosur që të qëndrojnë në Afganistan dhe shumica e tyre e kanë bërë një gjë të tillë për të qëndruar me anëtarët e familjeve të tyre.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka thënë se pret që talibanët të vazhdojnë të lejojnë që amerikanët dhe personat e tjerë që duan të largohen nga Afganistani, të largohen në mënyrë të sigurt edhe pasi tërheqjes së ushtrisë amerikane.

Por, ka shqetësime se si këta qytetarë do të mund të largohen nëse nuk do të ketë një aeroport funksional.

Dhjetëra mijëra afganë që janë në rrezik, siç janë përkthyesit që kanë punuar me ushtrinë amerikane, gazetarët dhe avokuesit e të drejtave të grave, po ashtu nuk kanë mundur që të evakuohen dhe kanë mbetur në Afganistan.

Është e paqartë se cili do të jetë fati i tyre, por zyrtarët janë të shqetësuar se talibanët mund të hakmerren ndaj tyre.

Talibanët janë zotuar se do të lejojnë të gjithë shtetasit e huaj dhe qytetarët afganë që kanë autorizim për të udhëtuar nga ndonjë shtet tjetër, që të largohen nga Afganistani, është thënë në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të dielën nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe shtetet tjera.

Çfarë do të ndodhë me aeroportin e Kabulit pas largimit të forcave amerikane?

Në dy javët e fundit, ushtria amerikane, përmes 6.000 trupave ka mbajtur sigurinë dhe operimin e Aeroportit Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në Kabul.

Talibanët janë në bisedime me qeveritë e Katarit dhe Turqisë, pasi po kërkojnë ndihmë që të vazhdojnë operimet e fluturimeve civile nga ky aeroport, që është e vetmja mënyrë për shumë njerëz që të largohen nga Afganistani.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci