Spanx u vlerësua në 1.2 miliard dollarë, pasi firma e investimeve “Blackstone” bleu shumicën e aksioneve të kompanisë, andaj themeluesja e brendit vendosi të ndajë pasurinë me ekipin e saj.
Firma e investimeve “Blackstone” bleu shumicën e aksioneve të kompanisë “Spanx”, e cila u vlerësua në 1.2 miliard dollarë, andaj themeluesja e brendit “Spanx” vendosi që të ardhurat të ndaheshin me ekipën.
Sara Blakely, organizoi një festë për suksesin e kompanisë me c’rast iu falenderua punonjësve duke iu thënë që pa mundin e tyre, ajo nuk do të kishte sukses. Ajo i informoi se secili prej tyre do të merrte 10.000 dollarë dhe dy bileta avioni.
“Nëse do të shkoni në një udhëtim, mund të dëshironi të dilni për një darkë vërtet të këndshme, mund të dëshironi të dilni në një hotel vërtet të bukur, kështu që me dy bileta avioni ju merrni 10.000 dollarë secili,” shpjegoi ajo.
