Kosova renditet e 31-të në listën e vendeve më të lumtura në bota, tregon një raport i “World Happiness Report”, i cili shfaq radhitjen e lumturisë për secilin shtet të botës.
“World Happiness Report” është një raport i përvitshëm që rendit shtetet më të lumtura të botës. Mbështetet veçanërisht në të dhënat e një sondazhi të institutit “Gallup World”, se si renditen shtetet e botës kur vije puna te të qenurit të lumtur, shkruan Paparaci.
Përveq marrjes parasysh të të dhënave të zakonshme, ekipi që ka kryer hulumtimin këtë vit ka analizuar efektet e COVID-19 në jetën e njerëzve, duke filluar nga shëndeti mendor, interesi shoqëror për sigurinë në punë dhe përgjegjësinë e qeverisë në pandemi.
Gjetjet e tyre theksojnë vendet të cilat jo vetëm që iu kanë ofruar banorëve të tyre një jetë të lumtur, por iu kanë ofruar kushte të mira gjatë kohës së pandemisë.
E para në listën e vendeve më të lumtura të botës renditet Finlanda, e cila u ofron qytetarëve të saj mbështetje sociale, duke iu ndihmuar për në një jetë më të mirë, tregon raporti.
Vendet e tjera pas Finlandës janë Republika e Irlandës, Danimarka dhe Zvicra. /Paparaci
