Ronald Koeman është shkarkuar nga detyra e tij si trajner i skuadrës së Barcelonës, shkak për këtë ishin rezultatet jo të dëshiruara.
Barcelona pësoi dje humbje nga Rayo Vallecano, lojë kjo e karakterizuar me performancë të dopët.
Për shkarkimin e teknikut holandez ka njoftuar faqja zyrtare e Barcelonës.
“FC Barcelona e ka liruar Ronald Koemanin nga detyra e tij si trajner i ekipit të parë. Presidenti i klubit, Joan Laporta, e ka njoftuar trajnerin me këtë vendim pas disfatës nga Rayo Vallecano”.
“FC Barcelona dëshiron ta falënderojë atë për shërbimin e tij ndaj klubit dhe i uron të gjitha të mirat në karrierën e tij profesionale”, thuhet në njoftimin e klubit katalunas.
Barcelona ndeshjen e rradhës do të takohet me Deportivo Alaves dhe mbetet të shihet nëse do ta ketë të mundur të gjej zëvendësimin e Koemanit deri në fundjavë.
