Të fundit

”The Crown” në episodin e ri sjellë intërvistën famëkeqe të Princeshës Diana

Seriali ”The Crown”, në sezonin e pestë do të shfaqë një episodë të tërë të intërvistës famëkeqe të Princeshës Diana dhe Martin Bashir, gazetarin në programin “Panorama” të BBC-së.

Polemikat rreth kësaj intervistës shpërthyen në fillim të këtij viti kur një hetim i pavarur nga Lord Dyson, zbuloi se “BBC” nuk i përmbush standardet e larta të integritetit dhe transparencës, të cilat i kishte shenjë dalluese.

Hetimi zbuloi gjithashtu, se Bashir falsifikonte dokumente për të marrë intervistën. Ai kërkoi falje, por pohoi se ishte ‘krenar’ për intervistën.

“Për shkrimtarët, martesa e stuhishme midis Charles dhe Di çoi në daljen e saj në Panorama dhe pasojat e këtij vendimi. Ata po bëjnë një investim të madh në këtë”, thotë një burim i brendshëm i “The Sun”.

Princi William kishte thënë në atë kohë, “Ky program ‘Panorama’ nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të transmetohet më kurrë. Ai krijoi në mënyrë efektive një tregim të rremë i cili, për më shumë se një çerek shekulli, është komercializuar nga BBC dhe të tjerët”.

BBC i kërkoi falje bashkëshortit të Dianës, Charles dhe familjarëve të saj.

Përderisa Charles nuk ka raporte të mira me këtë firm, vëllai i tij Princi Harry dhe Meghan Markle kanë marrëveshje shumëvjeçare me Netflix. Ata do të realizojë dokumentarë, filma artistikë, shfaqje televizive me skenar dhe seri për fëmijë.

Për këtë episod, “Netflix” ka shpenzuar miliona. Sezoni i pestë i “The Crown” do të transmetohet në nëntor të vitit 2022, me Elizabeth Debick, në rolin e Princeshës Diana.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci