Të fundit

Klitschko pas raportimeve se Kievi është i rrethuar: Mos i besoni gënjeshtrave

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka demantuar raportimet e BBC dhe mediave të tjera të huaja, se kryeqyteti ukrainas është nën rrethim të plotë, duke thënë që të mos u besohet gënjeshtrave.

“Në mbrëmje, botimet ruse në internet përhapën informacione në lidhje me mua se gjoja Kievi ishte i rrethuar dhe evakuimi i njerëzve ishte i pamundur”, ka shkruar Klitschko.

“Dhe është e çuditshme që kanalet e telegramit ukrainas filluan ta përhapin atë”, shtoi tutje ai.

“Mos i besoni gënjeshtrave! Besoni informacionin vetëm nga burime zyrtare”.

“Dua të theksoj se Rusia vazhdon të luftojë kundër Ukrainës jo vetëm me armë ushtarake, por edhe me informacion. Ata krijojnë faqe false të zyrtarëve të qeverisë, manipulojnë informacione, krijojnë disa legjenda”.

“Së bashku, ne do të qëndrojmë së bashku. Ukraina do të fitojë!”, u shpreh kryetari i Kievit.

“Lavdi ushtrisë sonë, lavdi qytetarëve tanë! Lavdi Ukrainës!”.

BBC dhe mediat e tjera më herët raportuan se Kltischko kishte thënë se i gjithë Kievi është i rrethuar nga ushtria ruse.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci