Është publikuar bashkëpunimi më i ri mes artistëve David Guetta, Bebe Rexha, Ty Dolla Sign dhe A Boogie Wit da Hoodie i cili po pritet mjaft mirë nga publiku.
Kënga titullohet “Family” e cila i përket zhanrit ‘dance/electronic’.
Muzika është realizuar nga vet DJ me famë botërore, David Guetta, ndërsa tekstin e këngës e kanë shkruar vet interpretuesit.
Ky është bashkëpunimi i tretë i artistes shqiptare me David Guettën, pas suksesit të këngëve “Say my name” dhe “Hey mama”.
Këngëtarja me origjinë nga Dibra, Bebe Rexha në maj të këtij viti ka publikuar albumin e saj më të fundit “Better Mistakes” dhe po vazhdon ta shijojë suksesin e tij.
Bebe Rexha gjatë një interviste për “Telegraf” kishte treguar se arsyeja pse e kishte titulluar “Better Mistakes” është pikërisht frymëzimi që ka marrë nga jeta e saj reale.
“Në jetë gabon dhe kjo është në rregull. Dhe ju përpiqeni të bëni gjithmonë më të mirën. E dini, ne të gjithë bëjmë gabime, pavarësisht sa të moshuar apo të rinj jemi. Dhe gjëja më e mirë që mund të bësh është të përpiqesh të bësh më të mirën”, ka thënë Bebe Rexha.
