Pasi rezultoi pozitive me Covid-19, Amanda Seyfriend nuk mundi të festonte nominimin e saj të parë për çmimin Oscar ashtu siç donte.
Gjatë një interviste për “Late Night With Seth Meyers”, aktorja e përshkruan këtë si një nga momentet më të tmerrshme të jetës së saj. “Unë fika telefonin një natë para dhe thashë me vete që nëse dikush do të më thotë se kam marrë një nominim ose jo, ajo duhet të jetë nëna ime. Mbaj mend që kam qenë në gjumë sepse kisha Covid dhe nuk isha në gjendje të mirë për hir të së vërtetës.”, tha ajo.
Seyfried shpjegoi se nuk donte t’i tregonte askujt se ishte infektuar me virus pasi nuk donte të bëhej burim klikimesh për mediat. Ajo tha se vetëm dy ditë përpara se të rezultonte pozitive ishte vaksinuar. “Është e mrekullueshme t’i kesh të dyja, me sa duket,” tha ajo me shaka.
