Në shtëpinë e “Big Brother VIP” mes banorëve është zhvilluar loja “dënim apo e vërtetë”.
Në një moment gjatë lojës, këngëtares Beatrix Ramosaj i është bërë pyetje se cilën nga vajzat e shtëpisë do të puthte, dhe ajo është përgjigjur duke thënë emrin e koleges së saj, Semi Jaupaj.
Në atë moment, modelja e njohur shqiptare, Beniada Jakic, e cila i kishte bërë pyetjen, i drejtohet këngëtares duke i thënë: “OK atëherë, do ta puthim bashkë?”.
Teksa banorët shpërthejnë me të qeshura, tri vajzat shkëmbejnë puthje me njëra-tjetrën.
Përndryshe tri të nominuarat e javës janë këngëtaret Semi Japuaj dhe Sheila Haxhiraj, së bashku me Beniadën – me ç’rast njëra prej tyre do të eliminohet sonte gjatë spektaklit.
Spektakli Big Brother Vip transmetohet çdo mbrëmjë në televizionin Top Channel dhe është kthyer në nga formatet më të diskutuara në shtypin rozë dhe në rrjetet sociale.
