Të fundit

Gjobitet kompania që përfiton tenderë nga shteti, uzurpon pronën publike

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës gjatë ditës së sotme ka gjobitur me shumën prej 500 euro kompaninë “Europrinty” Sh.P.K për uzurpim të pronës publike, shkruan Paparaci.

Prej gjashtë vitesh “Europrinty” një korsi të rrugës e ka kthyer në parking privat në lagjen Emshir në Prishtinë.

Por këta të fundit, edhe pas gjobës, kanë vazhduar sërish t’i parkojnë veturat në rrugë.

Megjithatë palës i është dhënë afat i caktuar që ti heq vijat ndërkohë pengesat tjera të vendosura për rezervim të parkingut i janë larguar.

“Europrinty” Sh.P.K. është një kompani e cila ka përfituar miliona nga tenderët publikë në Kosovë.

Bazuar në të dhënat e platformës “Prokurimi i Hapur”, 71 kontrata publike i ka përfituar kompania “Europrinty” nga institucionet publike në Kosovë.

Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, “Europrinty” ka deklaruar kapital prej 8 milionë eurove.

Ajo, bazuar në të dhënat publike, është regjistruar si biznes në vitin 2000 dhe merret me prodhimin e materialeve prej letrave, si dhe tregtisë me materiale shkollore.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci