Lajmi se Zayn Malik e ka sulmuar fizikisht Yolanda Hadidin, nënën e bashkëshortes së tij ,Gigi Hadid, ka pushtuar faqet e mediave rozë të premten.
Arsyeja e këtij sulmi thuhet se është postimi i një fotografie në rrjetet sociale nga Yolanda, gjë që është kundërshtuar nga Zayn.
Ky incident thuhet se ka dërguar në ndarje çiftin Gigi Hadid dhe Zayn Malik pas 6 vitesh së bashku.
Malik e ka mohuar kategorikisht këtë incident duke thënë: “E mohoj kategorikisht që kam goditur Yolanda Hadid dhe për hir të vajzës sime refuzoj të jap më shumë detaje. Shpresoj që Yolanda t’i hedh poshtë akuzat e saj të rreme dhe do të shkojë drejt një zgjidhje private rreth këtyre problemeve familjare’’
E ndaj kësaj ngjarjeje ka reaguar edhe Dua Lipa, e cila i përket kësaj familje pasi i dashuri i saj, Anwar Hadid, është djali i Yolanda Hadid.
Menjëherë pas Bellas dhe Anwar edhe Dua ia ka hequr follow-in Zayn Malikut ndërsa e vetmja që akoma e ndjek këngëtarin është Gigi Hadid.
