Pas përfundimit të spektaklit të së premtes, natë të cilën Fifi e shijoi me muzikë dhe miqtë e saj ajo është futur në dhomë duke qarë ndërsa pranë saj ka shkua Beatrix, të cilës i ka shprehur të gjithë shqetësimin që kishte në lidhje me banorët. I gjithë ky shqetësim ka ardhur si pasojë e një videoje e cila u paraqit dhe dukej se banorët ishin ndarë në dy grupe.
Iliri, Monika dhe Sabiani po flisnin me njëri-tjetrin dhe pyetja që shtruan ishte “Me kë është Fifi?”. Pikërisht kjo pyetje e ka trishtuar shumë këngëtaren , e cila reagoi edhe për faktin se konkurrentët dyshojnë se Semi dhe Donaldi po bëjnë lojë dyshe.
“Donaldi është duke e shfrytëzuar për lojë, gjendjen e Semit. E kam vuajtur vetë ankthin, nuk mund të luhet kështu. Të bërtiturat po na kthejnë në kujtesë gjërat që kemi përjetuar, është si postraumë, ju lutem, ju lutem, mos të bërtasim më këtu”, tha Fifi mbrëmë.
View this post on Instagram
