Të fundit

Kostoja e karburanteve në Zvicër – qytetari tronditet nga çmimet

Çmimi i një litri naftë në Zvicër ka arritur vlerën e dy frangave, raporton sot e përditshmja zvicerane, Blick.

Në disa pika të derivateve, çmimet tashmë kanë shkuar deri në dy franga për litër si për benzinë, ashtu për naftë. Dhe, siç shkruan Blick, ato mund të shtrenjtohen edhe më shumë.

Në mëngjesin e sotëm një qytetar zviceran i ka thënë “Blick” se është tronditur nga rritja e çmimit të benzinës. Për të mbushur makinën e tij me benzinë, atij i duhej të paguante 2 franga ose më shumë për litër, në një pikë karburantesh në Cyrih.

Kjo është arsyeja pse ai preferoi të mbushte rezervuarin e veturës së tij diku tjetër, shkruan Blick.

Por, jo në të gjithë Zvicrën janë rritur çmimet e karburanteve. Ato janë më të lira në shumicën e pikave të tjera, por ka dallime në varësi të kompanive ose rajoneve.

Çmimet rekord të karburanteve në Zvicër, ishin shënuar në verën e vitit 2008. Asokohe, një litër karburant kushtonte mesatarisht 2 franga.

Më 2021, çmimi i naftës është dyfishuar brenda një viti.

Frika nga një shpërthim i ri i COVID-19 në të gjithë globin po zbeh kërkesën për naftë. /Paparaci

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci