Të fundit

Rusia pretendon se është vrarë snajperisti më i mirë në botë

Fati i kanadezit Oliver Lavigne-Ortiz, i njohur si Wali, i cili është bërë i famshëm dhe shumë e kanë quajtur atë si snajperin më vdekjeprurës në botë, vijon të mbetet i mbuluar nga mjegulla e luftës.

Wali, një veteran i ushtrisë kanadeze, për disa mercenar e për të tjerë hero, ka marrë pjesë në luftëra të ndryshme në botë si në Afganistan e Siri. Pak ditë më parë, bëri bujë lajmi se ai ka mbërritur në Ukrainë për të luftuar kundër ushtrisë së Vladimir Putin. Megjithatë, menjëherë pas mbërritjes ai u zhduk.

Rusia pretendon se ai u vra vetëm pak ditë pasi hyri në Ukrainë, ndërsa për Kievin ai është ende aktiv. Megjithatë, këto janë thashetheme dhe propagandë. Një tjetër lajm që është përhapur me shpejtësi edhe pse i pa konfirmuar, thotë se ai mund të ketë bërë një gabim shumë të madh. Wali mund të ketë bërë publik vendndodhjen e tij dhe kjo mund t’i ketë kushtuar jetën. Ai ka bërë intervista të shumta në afërsi të zonës së luftimit.

Në parim, do të ishte befasuese dhe e pafalshme, që një luftëtar me përvojë të bënte një gabim të tillë. Megjithatë, mund të kenë ndikuar edhe konfliktet e mëparshme me talebanët apo me luftëtarët e ISIS, të cilët nuk kishin sisteme të sofistikuara për të gjurmuar kundërshtarin./A2CNN

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci